Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja makabre e 55-vjeçarit nga e bija dhe i dashuri i saj, autorët e dyshuar mbërrijnë në gjykatë! Nuk shfaqin shenja pendese
Tre të akuzuarit për vrasjen e Anesti Ramës kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në fshatin Frashër të Patosit, ku viktima u dhunua për vdekje në banesën e tij. Të pandehurit janë Emanilda Rama (vajza e viktimës), Valbona Rama (bashkëshortja e tij), dhe Çlirim Dogani. Të tre akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit, i cili fillimisht u paraqit nga familjarët si një vdekje natyrale. Burime nga avokatët mbrojtës bëjnë me dije se nënë e bijë kanë dhënë më shumë...