Burimi:
Syri.net

Vrasja e Vladimir Topjanës në Itali/ Zbardhen emrat e autorëve babë e bir, pas debatit mes tyre qëlluan me plumb në kokë 43-vjeçarin
👁2693
Vladimir Topjana, 43-vjeç, u qëllua mbrëmjen e djeshme për vdekje me armë zjarri, pranë një lokali ku kishte dalë të shihte një ndeshje futbolli me djalin e tij. Topjana po bisedonte me një të afërm, kur një Audi i bardhë ka ndaluar pranë tyre. Personat që zbritën nga Audi, babë e bir, Roger Shota, 34 vjeç dhe i ati i tij, Pren Shota, 66 vjeç kanë debatuar fillimisht me viktimën. Më pas debati ka agravuar në tone të larta derisa në një moment 34-vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar tre herë. Një nga plumbat e ka kapur Topjanën në kokë duke...