Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë, drejtori i Policisë së Lezhës: Kemi persona të shoqëruar…

Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë, drejtori i Policisë së Lezhës: Kemi persona të shoqëruar…

Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, ka dhënë një deklaratë për mediat nga vendi ku u gjet i vrarë Viktor Bardhi në Ndërfushas të Mirditës ndërsa tha se ka disa persona të shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje. “Kemi të shoqëruar, por s’mund të ndajmë informacione të tjera në këtë moment. Armët e krimit ende nuk janë gjetur”, deklaroi Muça. Muça tha se policia është njoftuar rreth orës 08:55 për ngjarjen e rëndë dhe menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili ka mbërritur në vendngjarje. Sipas tij, Viktor Marku, i datëlindjes 1961, është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij. Drejtori i Policisë së Lezhës bëri me dije gjithashtu se rreth 20 minuta pas ngjarjes, pranë Rubikut, në një fshat është gjetur një automjet...