Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri
Dy persona janë arrestuar në Itali në lidhje me vrasjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku, i cili u gjet i pajetë me dëmtime të rënda në kokë në banesën e tij në Torino më 6 korrik të këtij viti. Në pranga kanë rënë bashkëshortja e viktimës, 45 vjeçe, dhe partneri i saj i ri, 52 vjeç, të dy shtetas italianë. Karabinierët e komandës provinciale të Torinos ekzekutuan në orët e para të mëngjesit të së martës urdhrat e arrestit ndaj dy të dyshuarve. Ata dyshohet se janë përgjegjës për vdekjen e Rrokut, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e krimit. Trupi i 55-vjeçarit ishte gjetur më 6 korrik në banesën e tij në rrugën Verolegno, në lagjen Lucento të Torinos. Viktima ishte...
Burimi:
javanews.al