Vrasja e shqiptarit në Itali, gjykata konfirmon arrestimin, italiani ngel në burg

Vrasja e shqiptarit në Itali, gjykata konfirmon arrestimin, italiani ngel në burg

Gjykata e Forlit në Itali ka konfirmuar arrestimin e Daniele Sartinit, 29-vjeçarit nga Longiano, i akuzuar për vrasjen e shqiptarit Denaldo Maxhalaku, 31 vjeç, dhe fshehjen e trupit të tij. Pas seancës së zhvilluar të shtunën, më 31 tetor, gjyqtari i hetimeve paraprake (GIP) vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Sartini ndodhet në burgun e Forlit që prej së mërkurës, ndërsa me vendimin e fundit konfirmohet vazhdimi i paraburgimit. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, krimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të një borxhi droge prej rreth 1.000 eurosh. Shqiptari 31-vjeçar kishte shkuar për të kërkuar shlyerjen e borxhit, por dyshohet se u qëllua për vdekje me armë zjarri nga 29-vjeçari. Pas vrasjes, autori i dyshuar dyshohet se e...