Vrasja e shqiptarit “ndan” Italinë/ Të afërmit: E varrosi si qen! Kryebashkiaku i Ternit: Ishte hajdut, u fut për të vjedhur

Vrasja e shqiptarit “ndan” Italinë/ Të afërmit: E varrosi si qen! Kryebashkiaku i Ternit: Ishte hajdut, u fut për të vjedhur

Rivaldo Rusi ITALI- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Rivaldo Rusi, i cili u qëllua me armë zjarri në zonën Cilentos në Itali nga pronari i një banese që i riu ishte futur për të grabitur. Sipas mediave italiane, Prokuroria ka kërkuar autopsi për trupin e shqiptarit, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vërtetë i vdekjes. Trupi ndodhet në spitalin San Luca në Vallo della Lucania, ku do të kryhet një ekzaminim mjeko-ligjor. Nga dinamika e rindërtuar deri më tani, natën e së dielës, kur Rusi bashkë me dy shokët e tij u futën në banesën e biznesmenit 60-vjeçar Aurelio Valiante. Në momentin kur pronari i banesës ndjehu grabitësit, i zuri në befasi dhe qëlloi të paktën një herë...