Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrasja e Santiago Malkos/ Dëshmon babai i Leonard Dukës, Muhamet Duka, SPAK kërkon kohë për pretencën
Në seancën e kësaj të marte, Gjykata e Posaçme ka dëgjuar të gjithë dëshminë e Muhamet Dukës, babait të të pandehurit Leonard Duka, nën akuzë për vrasjen e ish-punonjësit të Policisë, Santiago Malko. Gjatë dëshmisë së tij përpara togave të zeza, Muhamet Duka, teksa ka pranuar njohjen miqësore me disa prej të pandehurve të tjerë, ashtu sikurse edhe lidhjen e gjakut, ka thënë se Santiago Malkon nuk e njihte apo të ketë pasur kontakte me të. ‘Nuk e njoh shtetasin Santiago Malko, as kam pasur kontakt, as se njoh as s’e di se kush është. Nuk jam shqetësuar, kërcënuar në asnjë...