Vrasja e rojes Renato Hoxhaj në Vlorë, arrestohet një prej autorëve

Vrasja e rojes Renato Hoxhaj në Vlorë, arrestohet një prej autorëve

PAMJE NGA ARRESTIMI TIRANË-Është arrestuar një prej autorëve të vrasjes së Renato Hoxhaj, ngjarje e ndodhur në Vlorë më 27 prill. Policia njofton se autori i dyshuar, Kleanth Bylyku alias Armando Gega është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. 42-vjeçari me dy emra akuzohet si bashkëautor në kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim. Policia ka identifikuar edhe ekzekutorin, një shtetas rumun që është larguar nga Shqipëria. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Në gjurmë”, vihet në pranga një prej...