Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrasja e Renis Dobrës, shoqërohet në polici dhe një vajzë
Detaje të reja lidhur me vrasjen e Renis Dobrës. Policia ka shoqëruar dhe një vajzë, e cila dyshohet se është e dashura e Fatjon Bushgjokës, një prej autorëve të dyshuar të krimit të ndodhur mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat. Ajo mësohet se u shoqërua gjatë operacionit për arrestimin e Fatjon Bushgjokës, i cili u vendos në pranga në Tiranë. Shoqërimi i saj është bërë për të mësuar në lidhje me lëvizjet e Bushgjokës. I arrestuar është edhe Petrit Çakrri, i kapur në Lekbibaj të Tropojës ndërsa janë shpallur në kërkim Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, dy vëllezërit e Fatjonit.