Vrasja e Renato Hoxhajt/ Rumuni në Vlorë u prezantua si kapiten anijesh/ Daniel Corneas iu deshën 6 orë për t’u arratisur drejt Greqisë

Vrasja e Renato Hoxhajt/ Rumuni në Vlorë u prezantua si kapiten anijesh/ Daniel Corneas iu deshën 6 orë për t’u arratisur drejt Greqisë

Rumuni Daniel Cornea, i cili sipas policisë së Vlorës është autor i vrasjes së Renato Hoxhajt rezulton se ka hyre në Shqipëri me datën 21 Prill në orën 17:44 rreth 6 ditë para vrasjes së vlonjatit. Sipas informacioneve, nga Qaë Bota është konstatuar rumuni kur hyn nga territori grek në këmbë. Sapo hyn në territorin shqiptar Rumani i moshës 53-vjeçar ka hipur në një taksi ku i ka kërkuarit shoferit ta çojë në Vlorë. Sipas deklarimeve të shoferit të taksisë, rumuni ka folur në gjuhën greke e ndërsa i ka treguar si jeton në Athinë. Në bisedë e sipër Daniel Cornea ka treguar se ai ka punuar si kapiten anijesh dhe është i pamartuar. Gjatë rrugës taksisti nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe i...