VRASJA E POLICIT DHE SHQIPTARIT NE BRUKSEL, HETUESIT: AUTORET JANE TE NJEJTE
Personat që qëlluan për vdekje policin belg Nordine El Talbi (41 vjeç), natën mes 12 dhe 13 tetorit, në komunën Jette të Brukselit, dyshohet se kishin vrarë po atë ditë edhe një shtetas shqiptar në komunën Ixelles. Lajmin e publikon gazeta belge De Standaard, ndërsa hetuesit tashmë janë të bindur se të dyja atentatet janë kryer nga të njëjtët persona. Nga Laura Wellens, HLN Të shtënat e para ndodhën të hënën, më 12 tetor, në orën 17:50, në rrugën Wiertz, në Ixelles, në zemër të lagjes evropiane dhe pranë Parlamentit Evropian. Autorët qëlluan një burrë në gjoks, në hollin e një pallati banimi. Ai ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites, kur ishte ende dritë dhe...
Burimi:
ntv.al