Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arbër Paplekaj kërkon lirinë me kusht, shtyhet seanca
Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Arber Paplekajt për lirim me kusht nga burgu është shtyrë sërish. Gjykata ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet më 19 shtator, në orën 09:45 dhe shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një përfaqësuesi të Shërbimit të Provës, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme në këtë fazë. Arber Paplekaj, ish-efektiv i Forcave të Armatosura, po vuan aktualisht një dënim me burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në Elbasan në prill të vitit 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Ai u dënua përfundimisht me 7 vite burg nga Gjykata...