Vrasja e Nikulajt/ Përplasje në seancën për Saraivën, avokati: I janë shkelur të gjitha të drejtat
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj TIRANË- Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për Rubens Saraivën, portugezin e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 2023. Mësohet se në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe familjarë të Nikulajt, ndërsa seanca është shoqëruar me debate mes palëve. Gjatë diskutimeve, mbrojtja e Saraivës ka ngritur pretendime për cenim të të drejtave procedurale të klientit të saj. Sipas avokatit, portugezi nuk është njohur me aktet e çështjes në një gjuhë që kupton. Debatet në sallë: Avokati Cakrani: Asnjë akt procedural nuk i është paraqitur të pandehurit në gjuhën që ai kupton, në anglisht apo portugalisht. Që në fazën e hetimit dhe gjatë gjykimit në shkallën e parë, i janë cenuar...
Burimi:
zeri.ai