Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e kolonelit të inteligjencës në Kiev/ Organizata terroriste e lidhur me Rusinë merr përgjegjësinë
Javën e kaluar, kolonel Ivan Voronych u qëllua për vdekje nga një person i maskuar ndërsa po kalonte në një parking në kryeqytet. Pamjet e atentatit u përhapën me shpejtësi në mediat ukrainase, duke shkaktuar shqetësim të madh mes qytetarëve, sipas The Guardian. Grupi ekstremist “The Base”, i krijuar fillimisht në SHBA dhe i përhapur nëpër disa vende, ka kohë që ofron shpërblime financiare për vrasje të synuara dhe akte sabotimi në infrastrukturën kritike të Ukrainës. The Base është themeluar nga Rinaldo Nazzaro, një ish-kontraktor i Pentagonit, për të cilin ekzistojnë akuza serioze se është agjent i shërbimeve sekrete ruse....