Vrasja e ish-policit, Frrok Lleshaj, shoqërohen 5 persona

Vrasja e ish-policit, Frrok Lleshaj, shoqërohen 5 persona

Frrok Lleshaj VAU I DEJËS-Pesë persona janë shoqëruar në Komisariat, lidhur me vrasjen me armë zjarri të Frrok Lleshajt, ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në Vaun e Dejës në Shkodër. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e gjakmarrjes, pasi Lleshaj mësohet se ka qenë më parë i dënuar për krimin e vrasjes së kushëririt të tij Dodë Lleshaj tre dekada më parë. Frrok Lleshaj, 65 vjeç, ish-efektiv i Policisë deri në vitin 1994, po ecte në rrugë kur u qëllua për vdekje me pistoletë dhe një kalimtar gjeti trupin e pajetë. Lleshaj u ekzekutua shumë pranë banesës së tij. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin...