Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astri Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe ka dërguar në gjyq tre persona, përfshirë dy të akuzuar për veprat penale që lidhen me ngjarjen dhe punonjësin e sigurisë së gjykatës, i akuzuar për shpërdorim detyre. Sipas Prokurorisë, shtetasi Elvis Shkambi do të përballet me akuzat për “Vrasje e funksionarëve publikë”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër palëve ndërgjyqëse, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Në gjyq është dërguar edhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi, i akuzuar për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, ndërsa punonjësi i sigurisë B.K. akuzohet për “Shpërdorim detyre”. Hetimet nisën më 6 tetor 2025, pasi...