Vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, gazetarja: Ngjarja ishte e paralajmëruar, më herët iu bënë dy atentate

Vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, gazetarja: Ngjarja ishte e paralajmëruar, më herët iu bënë dy atentate

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Pllanë të Lezhës. Autorë të paidentifikuar qëlluan për vdekje me breshëri plumbash 64-vjeçarin Gjovalin Prendi, banues në këtë zonë. Krimi u regjistrua rreth orës 20:00 brenda lokalit në pronësi të viktimës, në anë të rrugës nacionale Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Matit. Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News, Etleva Delia, tha se krimi ishte i paralajmëruar. Ajo theksoi se nuk përjashtohet as versioni, që ngjarja e Lezhës të ketë lidhje dhe me atentatin në Lundër. “Ngjarja ishte e paralajmëruar pasi më herët iu bënë dy...
Burimi: Javanews.al