Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e Gentjan Bejtjes, “Pole Qorrin” e tradhtoi një gjurmë gishti
Në fashikujt e dosjes voluminoze të Prokurorisë së Tiranës, thuhet se në automjetin e markës “Volkswagen Golf”, me targa AB960GG, me të cilin autorët u larguan pas atentatit janë zbuluar disa gjurma gishtërinjsh. Këto gjurmë janë pikasur në dorezat mbajtëse të pasagjerëve dhe një prej profileve gjenetike të përftuara i përket Flodian Plakut. “Në mënyrë të përmbledhur rezulton se automjeti i markës Volksëagen Golf me ngjyrë të zezë dhe targa AA960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu (arrestuar më 19 mars 2024 dhe tashmë ka përfunduar dënimin dhe është liruar), që është përdorur nga autorët për t’u larguar menjëherë pas djegies së automjetit të markës Land Rover në fshatin Hasan, Fushë Krujë, është përftuar profili gjenetik i shtetasve Ilir Beqaraj, alias Ilir Brahimi, alias Ilir...