Vrasja e Ferdinant Hotit në Itali/ Arrestohet një shqiptar dhe e fejuara e tij (EMRAT)
PADOVA OGGI Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35-vjeçarit shqiptar të gjetur pa jetë më 8 shtator në lumin Tergola, në San Giorgio delle Pertiche, kanë nxjerrë një pistë të re të mundshme: atë të shpërndarjes së drogës. Siç raportojnë gazetat, hipoteza e re ka dalë nga hetimet e karabinierëve të Miranos për një çështje tjetër: një operacion antidrogë ndaj një banori të Spinea-s, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me të shtënat që ndodhën në Mirano më 1 korrik. Hetimi dhe arrestimi për shpërndarje droge Një operacion antidrogë i zhvilluar paralelisht me hetimet për vrasjen e Hotit çoi në arrestimin e Eris Makajt dhe të dashurës së tij, Noemi Karibba, të cilët ndodhen tani në burgun e Padovës me urdhër të gjyqtarit....
Burimi:
syri.net