Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e bosit të mafies greke, ‘kontrata e vdekjes’ dyshohet se u ‘firmos’ nga Dubai! Shifra e majme që u pagua për kokën e tij
👁6890
Vrasja e grekut Giorgos Moschouris, i njohur ndryshe si “Thamnakia”, vijon të jetë objekti kryesor i hetimit të autoriteteve greke, me prova të reja që dalin në dritë. Sipas mediave greke viktima dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e cigareve të mafies ruse që vepron në Greqi si dhe në ‘gjobëvënie’ të lokaleve të natës. ‘Kontrata e vdekjes’ së tij dyshohet se është lëshuar nga kundërshtarët e tij që ndodhen aktualisht në Dubai. Thuhet se për ‘kokën’ e tij janë vënë në dispozicion 1 milion euro. Si porositës dyshohet një 50-vjeçar, i lindur në Gjeorgji, me pseudonimet “Entik”...