Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo; pritet ekstradimi
Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7 maj 2026 në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar në Greqi dhe pritet të ekstradohen drejt Shqipërisë. Në pranga kanë rënë Lulzim Tabaku, 37 vjeç, i dyshuar si autori i vrasjes me armë zjarri, si dhe Idriz Çelo, 40 vjeç, i dyshuar për përfshirje në konfliktin me sende të forta që i parapriu krimit. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke. Mësohet se 40-vjeçari Idriz Çelo qëndronte në ishullin e Korfuzit duke përdorur identitet të rremë, ndërsa të dy të ndaluarit ishin shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ndërkohë, Gjykata e Sarandës kishte...
Burimi:
ntv.al