Vrasja e Artan Myrtajt, Policia del me njoftim për ngjarjen e rëndë, kush është kalimtari i plagosur
Policia e Sarandës ka dalë me një njoftim zyrtar për atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku u vra me armë zjarri 44-vjeçari Artan Myrtaj. Sipas “bluve” i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, 73-vjeçari me inicialet XH.S., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Sakaq, policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës, me qëllim kapjen e autorëve. Dyshohet se krimi është kryer nga dy persona që po lëviznin me motor dhe që kanë qenë me skafandra, në momentin që hapën zjarr në drejtim të 44-vjeçarit. “Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh....
Burimi:
javanews.al