Vrasja e Artan Myrtaj/ Rikthehet në vëmendje e shkuara e errët e ‘Danes’, bashkëpunëtorit të 44-vjeçarit
Vrasja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili u eliminua mëngjesin e sotëm në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencisë në Sarandë, ka kthyer në vëmendje të shkuarën e errët dhe bashkëpunimin e tij me Ramadan Zoton, i njohur si “Dane”, i cili korrikun e vitit të shkuar plagosi me armë zjarri dy të rinjtë nga Kamza. Më 17 korrik të 2025, “Dane” plagosi me pistoletë Gëzim Hajdarajn, 33 vjeç, dhe Ernest Lamën, 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur. Brenda ditës së ngjarjes, rreth 50 forca policore nga Tirana, Vlora e Saranda prej orësh zhvilluan operacione për arrestimin e 43-vjeçarit të shumëkërkuar, Ramadan Zoto, alias Ramadan Canaj, i cili hapi zjarr 4 herë, duke i lënë të plagosur në një rrugë...
Burimi:
syri.net