Vrasja e Arlind Zekajt në Kosovë, protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e ministres Gërvalla!

Vrasja e Arlind Zekajt në Kosovë, protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e ministres Gërvalla!

Ashtu sikurse paralajmëruar, ka nisur sot në orën 16:00 protesta në Prishtinë kundër dhunës dhe vrasjes së grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Në krye të protestës janë edhe familjarët e viktimës. A2CNN raporton se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Donika gërvalla, pas rastit të Arlinda Zekajt, e cila edhe pse i ishte drejtuar organeve të drejtësisë, nuk mundi të merrte mbrojtjen e duhur, dhe fatkeqësisht humbi jetën. Autor i krimit dyshohet kunati i saj, i cili u arratis pas ngjarjes, por u kap mbrëmjen e djeshme. “Pa drejtësi nuk ka drejtësi”, “Shteti i ka duart me gjak” janë disa nga parullat e protestuesve të organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Protesta nisi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ku...