Vrasja e Anesti Ramës në Frashër, prokuroria e Fierit procedon penalisht për 2 vepra penale vajzën

Vrasja e Anesti Ramës në Frashër, prokuroria e Fierit procedon penalisht për 2 vepra penale vajzën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr. 1073, datë 24.07.2025, për dy vepra të rënda penale ndaj tre shtetasve, që akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, masakruan një 56-vjeçar, Anesti Rama në fshatin Frashër. Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2025, rreth orës 21:16, kur në Sallën Operative Fier u bë një telefonatë për një person të dëmtuar në banesën e tij. Ambulanca e Spitalit Rajonal Fier mbërriti në vendngjarje dhe gjeti shtetasin Anesti Rama të pajetë në sallonin e shtëpisë, i veshur me kostum dhe këmishë. Hetimet paraprake zbuluan se...