Vrasja e Anest Ramës në Fier merr kthesë tjetër! Vajza e viktimës lidhje intime me 56-vjeçarin që e ndihmoi për krimin, i martuar dhe me dy fëmijë

Vrasja e Anest Ramës në Fier merr kthesë tjetër! Vajza e viktimës lidhje intime me 56-vjeçarin që e ndihmoi për krimin, i martuar dhe me dy fëmijë

Policia e Fierit ka zbardhur detaje të reja nga vrasja makabre e 55-vjeçarit Anesti Ram nga vajza e tij. Sipas autoriteteve lokale nga hetimet ka  rezultuar se vajza e viktimës Emanilda Rama, nuk e ka kryer e vetme krimin. Dyshime ka se ajo është ndihmuar nga Çlirim Dogani, 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec. Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me Emanilda Rama, në vrasjen e babait të saj nëpërmjet mbytjes me tel, si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. Nga informacionet e marra deri tani, vajza dyshohet se kishte lidhje intime...