Vr’asja e Ali Pashë Tepelenës dhe rënia e Pashallëkut të Janinës

Vr’asja e Ali Pashë Tepelenës dhe rënia e Pashallëkut të Janinës

Sot, më 24 janar të vitit 1822, shënojmë 201 vjetorin e vrasjes së Ali Pashë Janinës (Tepelenës) nga ushtria osmane. Ali Pashë Tepelena, i njohur dhe si “Luani i Janinës”, është një figurë tepër komplekse e historisë shqiptare. Nëpërmjet një kombinimi të pamëshirshmërisë, brutalitetit dhe zgjuarsisë, ai pati ndikim të madh në trojet shqiptare dhe gati gjithë Ballkanin, duke krijuar dhe sunduar për 34 vite (1788-1822), Pashallëkun më të madh dhe fuqishëm shqiptar, atë të Janinës, me qëllim kryesor bashkimin e trojeve shqiptare nën sundimin e tij dhe krijimin e një shteti të pavarur nga Perandoria Osmane, por ky projekt të cilin ai e arriti deri në një pikë, dështoi. Mes viteve 1820 dhe 1822, ushtria e Luanit të Janinës rezistoi fuqishëm për një vit...