Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, gruaja e të riut pretendon se trupi i tij është fshehur nga autori, 60-vjeçari italian që qëlloi nën hetim

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, gruaja e të riut pretendon se trupi i tij është fshehur nga autori, 60-vjeçari italian që qëlloi nën hetim

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit shqiptar, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga mbrëmja e së dielës pas një përplasjeje me armë gjatë një tentative grabitjeje në Foria në provincën e Salernos, është gjetur pranë një toke bujqësore, afër fushës sportive të fshatit San Severino të Centola-s. Trupi ishte pjesërisht i mbuluar me ferra dhe bimë të tjera. Fillimisht, karabinierët nuk e zbuluan identitetin e personit të gjetur, por më pas në vendngjarje mbërritën familjarët e të riut, të cilët identifikuan. Hetuesit po përpiqen tani të rindërtojnë saktësisht ngjarjet që çuan në vdekjen e të riut shqiptar dhe në...
Burimi: Top-Channel.tv