Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrasësi e përdori për t’i dërguar SMS familjarëve të Ilaria Sulës, celulari i 22-vjeçares shqiptare gjendet në banesën e ish të dashurit filipinas
👁9481
Një zhvillim i rëndësishëm në hetimet për vrasjen e Ilaria Sulës ka ndodhur ditët e fundit, pasi hetuesit kanë zbuluar dhe sekuestruar celularin e saj. Pajisja u gjet në banesën ku ndodhi vrasja në rrugën Homs, në lagjen afrikane të Romës. Celulari pritet t’i nënshtrohet një analize të thelluar, për të zbuluar aktivitetet e fundit të viktimës dhe për të hedhur dritë mbi komunikimet që mund të çojnë në zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes. Ilaria, një vajzë 22-vjeçare me origjinë shqiptare, ishte studente në Universitetin ‘La Sapienza’ në Romë. Ajo u vra brutalisht më 25 mars në banesën e ish-partnerit të...