Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vranësira dhe reshje të herëpashershme në veri dhe ultësirën perëndimore, ja parashikimi i motit për këtë të mërkurë
E mërkura sjell një situatë atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vendin tonë. Parashikimi i motit tregon për vranësira të përqendruara kryesisht në ultësirën perëndimore dhe në zonat malore. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të jenë të pranishme veçanërisht në zonat malore të veriut dhe verilindjes. Gjatë orëve të mesditës, priten reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore. Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor në verilindje me shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, pritet që era të arrijë deri në 17 m/s. Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët...