Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vranë 20-vjeçarin në qendër të Fierit, jepet dënimi për dy vëllezërit
Ka përfunduar seanca gjyqësore dhe është dhënë vendimi për autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihuci, i cili u qëllua për vdekje më 11 mars 2024, në qendër të qytetit të Fierit. Mesditën e sotme janë paraqitur të gjitha palët në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit Fier, ku seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Trupi gjykues përbëhej nga kryetari Genci Busho dhe anëtarët Vladimir Cjapi e Elira Hroni. Prokuror i çështjes ishte Petrit Vukaj, ndërsa dy të akuzuarit u mbrojtën nga avokati Ervis Goxhaj. Pas leximit të fakteve dhe dëshmive të dhëna në Prokurori, prokurori Vukaj...