Votuesit e Albertës refuzojnë pavarësinë nga Kanadaja, Carney përshëndet ‘unitetin’
Votuesit në provincën kanadeze të Albertës kanë hedhur poshtë me shumicë dërrmuese lëvizjet drejt pavarësisë. Më shumë se 76% e votuesve mbështetën mbetjen e një pjese të Kanadasë, njoftoi autoriteti zgjedhor pas numërimit të rreth 60% të zonave zgjedhore. "Albertanët bënë një zgjedhje të qartë. Ata zgjodhën unitetin, të ndërtojnë së bashku dhe të kujdesen për njëri-tjetrin", tha kryeministri Mark Carney në një deklaratë. "Mbi të gjitha, albertanët zgjodhën Kanadanë." Banorët e Albertës votuan në një referendum të hënën, nëse provinca duhet të ndjekë një referendum të dytë detyrues për ndarjen nga Kanadaja. Atyre iu drejtuan gjithashtu nëntë pyetje, në lidhje me imigracionin dhe çështjet kushtetuese. Sipas rezultateve fillestare, shumica duket se favorizon një politikë më kufizuese të imigracionit në njërën nga pyetjet e tjera...
Burimi:
syri.net