Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Votoni për të ardhmen tuaj’, Basha voton bashkë me vajzën: Sot keni një të drejtë të çmuar
👁4835
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka votuar këtë mëngjes në qendrën e votimit nr. 13 në Tiranë. Ai ishte i shoqëruar nga vajza e tij, Dafina, e cila këtë vit votoi për herë të parë. Në një prononcim për mediat pas votimit, Basha përcolli një mesazh të posaçëm për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë. “Uroj një ditë të paqtë të gjithë qytetarëve shqiptarë. T’i drejtohen kutive të votimit për të ushtruar një të drejtë, për të zgjedhur me votë qeverinë, parlamentin, deputetët që ju përfaqësojnë. E kam këtë ftesë në veçanti për brezin e ri kur edhe vajza...