Votoi pro Hartës Territoriale, Erion Braçe: Nuk lejoj askënd të vendosë mbi votën time

Votoi pro Hartës Territoriale, Erion Braçe: Nuk lejoj askënd të vendosë mbi votën time

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas votës pro Hartës së re Territoriale, duke sqaruar se vendimi i tij nuk ishte një mbështetje personale për kryeministrin Edi Rama, por lidhej me qëndrimin e tij për reformën e pushtetit vendor. Në një deklaratë të gjatë, Braçe kundërshton komentet e Ramës për votën e tij dhe thekson se nuk pranon që ajo të përdoret për të përcjellë mesazhe politike që nuk e përfaqësojnë. Ai kërkon gjithashtu që kryeministri të sqarojë deklaratat për ndikimet që, sipas tij, mund të kenë ndikuar në qëndrimet e deputetëve. Braçe thekson se nuk ka tradhtuar besimin e qytetarëve që e kanë votuar ndër vite dhe se përgjegjësia e tij si deputet buron nga vota e tyre. Ai kritikon disiplinën e imponuar brenda...