Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Votimi në burgun e Fushë Krujës! Përjashtohen nga e drejta e votës 56 të dënuar
👁10796
Në IVEP Fushë Krujë votojnë 282 të burgosur dhe të paraburgosur. Në total në këtë burg janë 338 individë. Pjesa që nuk voton përjashtohet për shkak të veprave penale për të cilët ata akuzohen. Veprat penale që këta përjashtohen nga e drejta kushtetuese janë parashikuar në ligjin 138/2015. Procesi i votimit në IVEP Fushë Krujë ka nisur në orën 08:55 minuta, ndërsa nuk ka patur problematika. 60 votues janë me vendim gjykate. Deri më tani kanë votuar 15 individë.