“Votimi i kandidaturës së Avokatit të Popullit po shtyhet prej një viti”, opozita “përplaset” me PS në Kuvend: Futeni në rend dite

“Votimi i kandidaturës së Avokatit të Popullit po shtyhet prej një viti”, opozita “përplaset” me PS në Kuvend: Futeni në rend dite

Në seancën e sotme plenare kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, theksoi gatishmërinë e mazhorancës për të vijuar me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Deputeti demokrat Flamur Noka i kërkoi kryeparlamentares Elisa Spiropali që të futë në rend dite votimin e kandidaturave për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Flamur Noka: Duhej të votohej kandidatura për Avokatin e Popullit. Pas zgjedhjeve duhet të kalonte për votim. Në kalendarin e këtyre dy javëve nuk ekziston votimi i kandidaturave të Avokatit të Popullit. Respektoni rrgeulloren, futeni në rend dite votimin. Elisa Spiropali: Nuk kam asnjë informacion që është rënë dakord mes grupeve parlamentare. Kjo është arsyeja pse nuk është përfshirë. Duhet të kemi një dakordësi, duhet të kemi diskutime paraprake, të biem dakord...