Burimi:
Sot.com.al

Votimet nën lupë/ SPAK, KQZ dhe Prokuroria në një zyrë për të kapur shkeljet
👁5575
Që nga 11 prilli, kur zyrtarisht nisi fushata zgjedhore, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ngritur një zyrë e përbashkët e KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Prej të shtunës në këtë zyrë janë vendosur oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët punojnë bashkë me zyrën e KQZ për monitorimin e fushatës online apo në media. Në ditët në vijim do të ulen aty edhe Prokurorë të SPAK dhe të Prokurorisë së Përgjithshme. Salla operative ka ekrane televizivë dhe monitorë të ambienteve në mbarë vendin ku janë ngritur struktura për qëllime votimi. Zyra është produkt i marrëveshjes mes Celibashit, Dumanit dhe Çelës për...