Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Votëbesimi në Parlamentin e BE-së: Cili është qëndrimi i partive për von der Leyen?
Shumica e grupeve politike në Parlamentin Europian nuk janë të gatshme të mbështesin mocionin e mosbesimit që synon rrëzimin e Komisionit Europian të Ursula von der Leyen, por presidentja e Komisionit nuk i ka shpëtuar dot valës së kritikave të forta, madje edhe nga aleatët e saj të mëparshëm. Partia Popullore Evropiane (PPE), e cila mbështet von der Leyen, ka paralajmëruar një votë unanime kundër mocionit, duke e cilësuar si një përpjekje nga ekstremi i djathtë pro-Putinit për të destabilizuar Bashkimin Evropian. Ndërkohë, edhe grupet kryesore të qendrës si Socialistët dhe Demokratët (S&D), Renew Europe dhe të Gjelbrit, ndonëse nuk...