Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS
👁8486
Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritur nga jashtë vendit. Aty përfshihen edhe zarfet e mbërritura nga Greqia. Janë pikërisht votat që kanë ardhur nga shteti helen që kontestohen nga demokratët, të cilët pretendojnë manipulim zgjedhor. Ndërkohë ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike mbi një padi të bërë më herët po mbi votat e Greqisë. Ata lanë në fuqi vendimin e KAS për të lejuar që votat nga Greqia të numërohen e të mos veçohen nga të tjerat....