“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një tjetër konferencë për shtyp nga selia blu, ku ka vazhduar akuzat e forta ndaj procesit zgjedhor të 11 majit, të cilin e ka cilësuar si një farsë të mirëorganizuar nga Partia Socialiste. Në deklaratën e tij, Berisha ka drejtuar gishtin ndaj disa prej deputetëve të rinj të mazhorancës, duke i cilësuar si “deputetët e karteleve”. “Vota vdiq pa hyrë në kuti, kjo është farsa elektorale. Këto janë elementët që tregojnë se si Arkend Balla, Sara Mile, Besa Spaho dhe të tjerë morën 130 mijë vota. Deputetët e karteleve,” u shpreh Berisha....
Burimi: Sot.com.al