Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Vota jote nuk ka çmim”/ Ambasada amerikane mesazh për qytetarët 2 ditë para zgjedhjeve: Vendos për të ardhmen tënde
👁13750
Dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson rëndësinë e votës si një mjet për të ndikuar në të ardhmen. “Vota jote nuk ka çmim”, është thirrja drejtuar çdo qytetari me të drejtë vote. Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë: Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim.