Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vota e Diasporës, Topalli: Emigrantët në Greqi nuk po gjejnë zarfet në postë, dikush tjetër mund t’ua ketë plotësuar
👁12954
Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ngre alarmin për parregullsi mbi shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit të emigrantëve në Greqi. Sipas saj, qytetarët shqiptarë marrin njoftim për tërheqjen e zarfit, por kur paraqiten në postë, ai rezulton i tërhequr më parë nga persona të tjerë, duke ngritur dyshime për abuzime. “Nga Greqia po na vijnë njoftime shqetësuese. Në shumë raste, qytetarët po marrin lajmërimin për të tërhequr zarfin, por kur shkojnë në postë – zarfi nuk është më aty! Dikush tjetër e ka marrë, dhe ndoshta e...