Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vota e Diasporës, PD: 14 raste të dyshimta për abuzim
Diaspora e Beratit dhe Dibrës do të jenë të parët që do të kenë mundësi të shprehin preferencën për zgjedhjet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur dërgimin e fletëve të votimit për këto dy qarqe. Protokolli parashikon se për diasporën e kontinenteve evropiane, fleta e votimit do të mbërrijë brenda 48 orëve dhe të mërkurën në mëngjes, rreth 25 mijë votuesit e Dibrës dhe Beratit do të mund të bëjnë zgjedhjen e tyre. Në rast se orari i postierit nuk do të korrespondojë me atë të votuesit, do të bëhen edhe dy tentativa të tjera. Por çfarë ndodh nëse edhe këto tentativa dështojnë? Posta do të lërë një shënim, ku do të informojë votuesin nga jashtë se fleta e votimit e pret pranë zyrës postare...