Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vota e diasporës, ja sa zarfe kanë mbërritur për qarkun Gjirokastër
👁7726
Sot është afati i fundit për dërgimin e zarfeve me votues nga diaspora. Sa i përket qarkut Gjirokastër deri më tani kanë mbërritur në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve 5920 zarfa me fletë votimi. Ndërkohë numri i atyre të cilëve iu ka shkuar zarfi me fletën e votimit sipas adresës që kanë deklaruar vetë është 8486. Pra, 2566 votues deri më tani nuk e kanë dërguar mbrapsht në Shqipëri zarfin me fletën e votimit. Mbetet për t’u parë nëse do të ndryshojë në vazhdim shifra teksa afati po shkon drejt skadimit. ©Argjiroja.net