Vorë/ Ja rezultati i kutisë së parë të votimit, si votuan qytetarët

Vorë/ Ja rezultati i kutisë së parë të votimit, si votuan qytetarët

Në bashkinë e Vorës është publikuar rezultati i kutisë së parë të votimit. Kujtojmë se në këtë bashki, qytetarët votuan në mënyrë elektronike gjatë ditës së sotme, e si pasojë rezultati mund të dalë menjëherë. Pavarësisht se KQZ-ja ka dhënë udhëzimin që kjo të bëhej menjëherë, komisionerët e njërës qendër votimi e kanë printuar që pas mbylljes së procesit të votimit rezultatin zgjedhor. Sipas këtij rezultati, në këtë qendër votimi:PS ka marrë 124 vota;koalicioni i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, 42 vota; Partia SocialDemokrate, 5 vota; Partia Mundësia, 4 vota; Partia Aleanca Kombëtare shqiptare, 2 vota; Nisma Shqipëria Bëhet, 1 votë.
Burimi: Opinion.al