Vora i rezervon humbjen, Vllaznia sërish te zona e kuqe
Vora vendos sërish në pozicion të vështirë Vllazninë në një ndeshje të luajtur pa tifozë në Vorë. Goli i Kasharit në minutën e 16-të i dha qetësinë skuadrës së Bellait e cila në këtë fraksion pati dhe 4-5 raste fatale për të dyfishuar. Në të dytën Vllaznia shfaq një tablo ndryshe duke insistuar e krijuar raste goli por pa mundur të realizojë. Në minutat e fundit Daka për Vorën dyfishoi shifrat në minutën e 85-të. Sapo rifilloi ndeshja ishte kapiteni Bekim Balaj fitoi penallti. Vetë veterani realizoi nga pika e bardhë duke u kthyer te goli që mungonte prej javës së parë teksa i kishte shënuar dy gola Skënderbeut (2-2)./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al