Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale
Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, takohen nesër në Skoci për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve tregtare transatlantike. Takimi, i cilësuar nga von der Leyen si “i frytshëm” gjatë një bisede telefonike me Trump, mund të rezultojë vendimtar për të shmangur përshkallëzimin e një lufte tarifore që rrezikon të shpërthejë më 1 gusht. Burime nga Brukseli bëjnë me dije se është arritur një dakordësim i përkohshëm mbi një tarifë bazë prej 15% për mallrat europiane një kompromis që, ndonëse larg objektivit fillestar të...