Von der Leyen dënon sulmet me dronë ndaj anijeve pranë Bullgarisë: Përgjegjësit duhet të japin llogari!
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare pranë brigjeve bullgare në Detin e Zi, duke kërkuar që autorët e sulmit të mbajnë përgjegjësi. Përmes një reagimi të publikuar të martën në platformën X, Von der Leyen deklaroi se Deti i Zi është shndërruar në një tjetër front të përshkallëzimit të luftës së Rusisë në Ukrainë. “Deti i Zi është shndërruar në një tjetër front të përshkallëzimit të luftës së Rusisë në Ukrainë. Kjo është e papranueshme”, shkroi ajo. Reagimi i Von der Leyen vjen pas raportimeve për goditjen me dronë të dy anijeve në Detin e Zi, pranë Bullgarisë, ku njëra prej tyre u fundos. Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë detare në rajon dhe për...
Burimi:
javanews.al