Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
VOJVODËT SHQIPTARË NË MANASTIRET E KOSOVËS
SHKRUAN: Faton Bajram Mehmetaj Çështja e vojvodëve dhe roli i tyre historik është trajtuar nga studiues të ndryshëm, në kohë e hapësirë të ndryshme dhe mënyra të ndryshme. Përveç disa shkrimeve burimore dhe literaturës së varfër, për këtë temë kam bërë hulumtime për çështjen në shqyrtim në terrenet e Deçanit, Tropojës, të Rugovës etj. dhe gjithë materialin e tubuar e kam shtjelluar sipas metodës historike – krahasimtare, duke u kushtuar kujdes çështjeve bosht të problemit. Do të përpiqem ta sqaroj nocionin e titullit (gradës) “vojvodë”, rolin e vojvodës e veçanërisht do të trajtohen vojvodët shqiptarë në mbrojtjen e manastirit të Deçanit, të Patrikanës së Pejës dhe të kishës së Deviçit. Në manastire e kisha të tjera në Kosovë, po edhe gjetiu, nuk kam mundur ta...