Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vodhi një makinë dhe tentoi të arratisej, pranga 36-vjeçarit në Tiranë
👁9096
Një 36-vjeçar, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” vodhi 1 automjet në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Autoritetet i kanë bërë shenjë të ndalojë, por i riu nuk i është bindur urdhrit dhe ka tentuar të arratiset bashkë me automjetin e vjedhur. Policia e ndoqi për disa kilometra dhe 36-vjeçari braktisi automjetin e vjedhur dhe tentoi të largohej, por pa sukses. Mjeti i vjedhur u sekuestrua nga Policia në aksin rrugor “Rinas-Tiranë”. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe të Komisariatit të Policisë Rrugore, organizuan dhe...